Katër persona, duke përfshirë dy të mitur, vdiqën pasi një zjarr shpërtheu në një kamp në kryeqytetin e Kilit Santiago, njoftuan mediat lokale, duke cituar informacione nga forcat policore të militarizuara Carabineros.

Sipas nënkolonelit Christian Bichett, zjarri filloi në një shtëpi në lagjen Cerrillos, në Santiago jugperëndimore.

“Ne u lajmëruam, u njoftuam nga zjarrfikësit dhe banorët e kampit El Esfuerzo se një zjarr kishte shpërthyer në një shtëpi njëkatëshe dhe si pasojë, çatia fatkeqësisht u shemb, duke rezultuar në katër të vdekur”, tha Bichett.

Viktimat fatale përfshinin dy të rritur dhe dy të mitur, të gjithë anëtarë të një familje nga Haiti që jetonin në vend, tha ai.

“Autoritetet aktualisht po hetojnë shkakun themelor të zjarrit,”, shtoi Bichett.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: