Hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit Airbus A320 të kompanisë “Germanwings” po vazhdojnë, ndërsa të angazhuar janë hetues nga tre shtete, Gjermania, Franca dhe Spanja. Ndërkohë që po mblidhen shënime nga kutia e dëmtuar, ekspertët përmendin katër shkaqe të mundshme.

Prishja në sensorë

Katër muaj para katastrofës në Alpe, po ky model avioni i Lufthansws gjermane, e cila është pronare e “Germanwings”, përnjëherë ka filluar ta humbasë lartësinë. Për vetëm një minutë ai ra poshtë 1000 metra, por piloti në momentin e fundit ia doli të evitonte fundin tragjik. Problemi ka ndodhur me siguri për shkak të prishjes në sensorë. Pas kësaj, Agjencia Europiane për Siguri të komunikacionit ajror kishte dhënë vërejtje për katër modele të avionëve Airbus ndër të cilët ishte edhe ai A320.

Prishja e motorit

Fakti se Airbus i “Germanwings” pa probleme u ngrit në lartësinë e duhur 11.500 metra, e vetëm një minutë pas ngritjes filloi të binte në tokë, çon në mundësinë e fikjes së përnjëhershme të dy motorëve

Ngrirja

Kushte e papërshtatshme dhe temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë shtresa të grumbulluare në sipërfaqe dhe në pjesët përbërëse të avionit. Shtresat munden seriozisht ta zvogëlojnë aftësinë, kontrollin e stabilitetin dhe munden të shkaktojnë dëme mekanike e madje edhe aksident ajror.

Terrorizmi

Ky shkak tani për tani përjashtohet edhe pse informatat e reja tregojnë se pilotët nuk kishin dërguar sinjalet SOS, gjë që hap shumë pyetje për të cilat do të duhej të përgjigjej kutia e zezë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: