Nuredin Dumani, tashmë i penduar i drejtësisë, është i implikuar në disa vrasje të ndodhura, kryesisht në vitet e fundit.

Emri i tij lidhet me dy atentatet e njohura në Durrës, ku ndërruan jetë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në 2 mars të 202 dhe një muaj më vonë, u vranë dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia. Për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, në dosjen hetimore thuhet:

“Më datë 02.03.2020, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur lagjja nr. 14 “Nishtulla” Shkozet Durrës, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip Benz, në drejtim të shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, për pasojë të dy kanë gjetur vdekjen. Ditën e ngjarjes rreth orës 18.30 viktima Dorian Shkoza ka qenë në servisin e tij në Nishtulla duke punuar, kurse viktima tjetër Anxhelo Avdia rreth orës 18.30 ka takuar shokun e tij Bajram Prillo me të cilin kanë shkuar në kafe afër serivisit të Dorian Shkoza dhe janë takuar me këtë fundit.

Në një moment kur viktima Dorian Shkoza i trembur nga lëvizjet e një mjeti tip Benz ka shkuar t’i pyes shtetasit nëse kishin parë ndonjë makine me xhama të errët, u ka ardhur menjëherë te këmbët makina Benz me xhama të zinj dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë me viktimat është dëgjuar një e shtënë arme nga brenda makinës. Viktimat dhe shtetasi Bajram Prollo janë munduar të shmangen, duke u larguar, ndërkohë që nga mjeti kanë zbritur dy prej autorëve të cilët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe si pasojë ka vdekur menjeherë shtetasi Dorjan Shkoza dhe është plagosur shtetasi Anxhelo Avdia i cili më pas ka ndërruar jetë në spital”.

Nga ana tjetër, në zbardhjen e vrasjes së dy vëllezërve, Viktor dhe Besimir Haxhiaj, një ndihmesë të madhe për zbardhjen e dinamikës ka dhënë Klevis Alla, i përfshirë në krim, tashmë i penduar i drejtësisë.

Ai ka treguar rolin që ka pasur në vrasje, mënyrën se si ndodhi krimi dhe kërcënimet që i bënte Dumani.

“Nga aktet e administruara rezulton se në datën 27.04.2020, rreth orës 16.35 në vendin e quajtur tregu i mjeteve ne Shënevlash Durrës, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia dhe kufomat e tyre janë gjetur brenda në makinën tip Golf VI me targa AA716ZZ. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, mbi asfalt në afërsi pranë mjetit të viktimave janë administruar një sasi prej 55 gëzhoja arme zjarri model 56, kalibër 7.62 mm, 3 (tre) bërthamë plumbi, sekuestruar katër aparate telefonik celular në përdorim të viktimave…etj. Nga këqyrja e mëtejshme, mjeti i viktimave ka rezultuar me dëmtime të shumta në pjesë të xhamit të përparme dhe xhamave anësore të makinës, në pjesë kofanos dhe të dyerve dhe të gjithë këto dëmtime kanë qenë në formë vrimash tejshpuese karakteristikë e dëmtimeve të shkaktuara me armë zjarri. Të gjitha dëmtimet janë me drejtim hyrja nga jashtë – brenda mjetit.

4.4 Në këqyrjen e kufomave të vëllezërve Haxhia, ka rezultuar se në trupin tyre konstatohen dëmtime të shumta trupore te shkaktuar me armë zjarri, në pjesë të trupit dhe kokës. Më konkretisht te viktima Besmir Haxhia janë konstatuar 20 dëmtime në pjesë të gjoksit, të qafës dhe kokës si dhe gjendur në trup një predhë arme zjarri, dy këmisha predhe si dhe një bërthamë predhe arme zjarri. Te viktima Viktor Haxhia janë konstatuar 18 dëmtime të shumta në pjesë të gjoksit, të qafës dhe të kokës, ku janë gjendur dy predha arme zjarri, tre pjesë këmishe predhe dhe tre bërthama predhe arme zjarri.

4.5 Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktimat shtetasit Besmir dhe Viktor Haxhia janë vëllezër, me origjinë nga rrethi Pukë dhe banor të lagjes 15 Durrës. Ata ushtronin një aktivitet privat si agjensi turistike dhe tregtim të mjeteve motorike. Në datën 27.04.2020, rreth orës 16.30 viktimat janë nisur nga banesa e tyre në lagjen 15 Spitallë dhe kanë qarkulluar me mjetin tip Golf VI me targe AA716ZZ, në rrugët e fshatit Shënevlash. Më pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin “Tregu mjeteve” autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe me pas parakaluar me një automjet dhe në shkëmbim e sipër i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Kufoma e shtetasit Besmir Haxhia është fiksuar në sedilje te shoferit kurse kufoma e shtetasit Viktor Haxhia në sediljen e parë të mjetit me targë AA716 ZZ.

4.6 Nga ana e organit procedues është proceduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes është marre menjëherë dhe është këqyrur telefoni i viktimës Besmir Haxhia i cili ishte i hapur. Në këtë telefon është gjendur një sms i një shtetasi të panjohur dhe të paregjistruar si emër i cili i thoshte “po të pres te tregu i makinave në Shënevlash”. Ky numër ishte 0693341841 dhe nisur nga ky sms, menjëherë janë marrë të gjitha logimet e tij me numra të tjerë në vendndodhje. Ky numër ka rezultuar i loguar disa ditë me parë se të ndodhte ngjarja. Nga ekzaminimet e kryera, kryqëzimet e vendndodhjeve dhe të logimeve të këtij numri si dhe pyetjes së shtetasve të ndryshëm që kishin komunikuar me të, është arritur të konkludohet se ky numër ka qenë në përdorim nga shtetasi Klevis Alla. Në këto kushte, është bërë shoqërimi i këtij shtetasi në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe është pyetur rreth përdorimit të këtij numri, vendndodhjes se tij ditën e ngjarjes, rreth dijenisë së tij në lidhje me ngjarjen dhe në drejtim të rrethit të tij shoqëror. Gjatë pyetjes shtetasi Klevis Alla, ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela.

4.7 Më datë 02.03.2020, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur lagjja nr. 14 “Nishtulla” Shkozet Durrës, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip Benz, në drejtim të shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, për pasojë të dy kanë gjetur vdekjen. Ditën e ngjarjes rreth orës 18.30 viktima Dorian Shkoza ka qenë në servisin e tij në Nishtulla duke punuar, kurse viktima tjetër Anxhelo Avdia rreth orës 18.30 ka takuar shokun e tij Bajram Prillo me të cilin kanë shkuar në kafe afër serivisit të Dorian Shkoza dhe janë takuar me këtë fundit. Në një moment kur viktima Dorian Shkoza i trembur nga lëvizjet e një mjeti tip Benz ka shkuar t’i pyes shtetasit nëse kishin parë ndonjë makine me xhama të errët, u ka ardhur menjëherë te këmbët makina Benz me xhama të zinj dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë me viktimat është dëgjuar një e shtënë arme nga brenda makinës. Viktimat dhe shtetasi Bajram Prollo janë munduar të shmangen, duke u larguar, ndërkohë që nga mjeti kanë zbritur dy prej autorëve të cilët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe si pasojë ka vdekur menjeherë shtetasi Dorjan Shkoza dhe është plagosur shtetasi Anxhelo Avdia i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

4.8 Në largim e sipër autorët kanë djegur automjetin e tyre në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeti i djegur plotësisht është i llojit Benz Class 270, lloji “Evo”, me targa AA 693 ZE. plotësisht, i cili ka rezultuar se është mjeti ku kanë qenë autorët momentin e vrasjes së viktimave Shkoza dhe Avdia. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mjeti është vjedhur në Tiranë kurse targa është vjedhur në Kavajë.

4.9 Nga ana e organit procedues është këqyrur vendi i ngjarjes dhe janë marrë vendimet për kryerjen e ekspertimeve di dhe janë administruar aktet përkatëse.

4.10 Janë marrë deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Klevis Alla i cili fillimisht implikonte veten të hetuarit Talo Çela, Altin Ndoci dhe një person të quajtur Ilir me nofkën Bubi. Më pas ai ka saktësuar shtetasi të cilit ai fillimisht i kishte atribuuar nofkën Bubi, ishte në fakt i hetuari Nuredin Dumani. Këtë fakt ai e argumenton për arsye se Nuredin Dumani ishte një person shumë i rrezikshëm të cilin ai e njihte shumë mirë i cili kishte shumë njohje dhe lidhje në policinë e Durrësit dhe ai kishte shumë frikë prej tij. Po kështu ka deklaruar se Nuredini e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit se do i vriste motrën.

4.11 Lidhur me këtë çështje të hetuarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, kanë dhënë të dhëna për përfshirjen e tyre në këto dy episode si dhe të shtetasve të tjerë. Nga deklarimet e tyre të cilat janë në unison me njëra-tjetrën ka rezultuar se në vrasjen e shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në datën 02.03.2020, janë të përfshirë të hetuarit Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Asllan Plaku. Në deklarimet e shtetasve Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani shpjegohet roli dhe veprimet e secilit prej pjesëmarrësve në ngjarjet e datës 02.03.2020 dhe 27.04.2020, të ndodhura në Durrës”, theksohet më tej në dosjen hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb