Katherine Schwarzenegger është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me Chris Pratt, sipas People.

Çifti, i cili u martua në vitin 2019, nuk e ka konfirmuar publikisht lajmin.

Aktori 44-vjeçar dhe vajza 33-vjeçare e Arnold Schwarzenegger kanë një vajzë 3-vjeçare, Laila Maria dhe një vajzë 2-vjeçare, Eloise Christina. Aktori i “Parks and Recreation” ka edhe një djalë 11-vjeçar, Jack, me ish-bashkëshorten Anna Faris.

Edhe pse Schwarzenegger ende nuk e ka njoftuar shtatzëninë e saj, ajo i tha Us Weekly në 2022 se është e hapur për të pasur më shumë fëmijë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Unë vij nga një familje e madhe, kështu që më pëlqen ideja për të pasur shumë fëmijë rreth meje dhe një familje të madhe,” vuri në dukje ajo, duke shtuar, “Çfarëdo që Zoti ka në planin e tij për ne, kjo është ajo që ne do të bëjmë.”

Në një tekst që kishte shkruar në vitin 2021 në uebsajtin e nënës së saj, Maria Shriver, Schwarzenegger kishte folur me fjalët më të mira për mëmësinë: “Kur u bëra nënë, ndjeva se gjithçka në jetën time më kishte çuar pikërisht tek ajo foshnjë që u gjet në gjoksin tim dhe ishte perfekte. Fillimi i këtij kapitulli të ri të mëmësisë ka lejuar një lulëzim të ri të një pjese të marrëdhënies sime me nënën time.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb