Greqia kundër hapjes së negociatave dhe bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ky është lajmi i shpërndarë sot nga Kathimerini në “Twitter”, duke cituar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Kushti i Mitsotakis për të dhënë votën pro Shqipërisë është trajtimi i minoritetit grek në vendin tonë.

“Mitsotakis thotë se Greqia nuk do të mbështesë bisedimet për anëtarësim për Shqipërinë derisa të ketë ndryshime në trajtimin e minoritetit etnik”, shkruan Kathimerini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb