Ka përfunduar zyrtarisht dashuria mes Katie Holmes dhe Jamie Foxx. Të dy në këto gjashtë vjet nuk kanë folur hapur për lidhjen e tyre dhe kanë qenë shumë të zotë për të evituar paparacët, të cilët i kanë fotografuar bashkë vetëm në raste shumë të rralla.


Edhe njoftimi i ndarjes së tyre ka mbërritur pas disa muajsh ndarjeje në E!News”, që ka fotografuar Foxx me të dashurën e re Sela Vave jashtë nga një lokal në West Hollywood.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktori është fotografuar disa ditë më parë dorë për dore me këngëtaren Sela Vave jashtë një klubi nate në West Hollywood, teksa largoheshin nga festa e ditëlindjes e reperit Lil Pump.


Një burim ka konfirmuar për ‘E!News’ që Holmes dhe Fox janë ndarë në maj, vetëm pak muaj pasi njoftuar zyrtarisht lidhjen e tyre dashurore. Të dy në maj u paraqitën së bashku për herë të parë në tapetin e kuq të Met Gala, përpara se të ndaheshin.

(da.xha/BalkanWeb)