TIRANE– Është shoqëruar me tensione dhe përplasje mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohet raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike. Deputeti i LSI Nasip Naço ka debatuar ashpër me socialistin Alket Hyseni, ku nuk ka munguar fjalori i papërshtatshëm.

Debati:
Nasip Naco: Çfarë u be me atë policinë gri që Rama e përmendte ne fushatë?

Alket Hyseni: Çfarë janë këto pyetje katunare.

Senida Mesi: Policia gri u pezullua që të mos ishte renduese për qytetarët. Të mos kishte kontrolle dhe gjobitje sipas qejfit.

Nasip Naco: Boll se ke probleme të tjera, mos u merr me mua.

Alket Hyseni: U dha shpjegim për këto. Pyetje katunare komplet. S’mund të përsërisim pyetjet. Mos fol si katunar…

Nasip Naco: Cke mo. Kujdes kur flet me mua…

Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar…

Nasip Naco: E di që je i mërzitur.. Por s’ta zgjidh unë problemin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb