Katy Perry, së bashku me gjashtë gra të tjera, janë kthyer nga një udhëtim historik në hapësirë.
Këngëtarja 40-vjeçare ishte pjesë e një ekuipazhi që udhëtoi përreth 11 minuta në hapësirë, duke përdorur raketën e Jeff Bezos. Ky udhëtim shënon një moment të rëndësishëm, pasi për herë të parë një ekuipazh tërësisht prej grave e ka eksploruar hapësirën. Pjesëmarrësit përfshinin edhe të fejuarën e Bezos, Lauren Sanchez, inxhinieren Aisha Boue, gazetaren Gayle King, producenten Kerianne Flynn dhe aktivisten Amanda Nguyen.
Ky është një hap i madh, pasi është hera e parë që një grup vetëm me gra udhëton në hapësirë që prej vitit 1963, kur astronautja ruse Valentina Tereshkova bëri histori duke udhëtuar e vetme në hapësirë. Raketa, e udhëhequr nga Bezos, realizoi me sukses uljen dhe kthimin e ekuipazhit në Tokë.