Nuk është hera e parë që thashethemet thonë se Katy Perry është shtatzënë, edhe pse këtë herë, kanë qenë disa detaje të dhëna nga vetë këngëtarja, të cilat të bejnë të mendosh, që thashethemet janë të vërteta.

Perry, e cila aktualisht ndodhet në Skandinavi për turin e saj Prismatic World Tour, ka postuar në Intagram një foto, në të cilën duket një zinxhir i vogël ku shkruhet “Mom” (mama).

Normalisht, të shumta kanë qenë komentet e fansave, edhe pse për shumë prej tyre, ky lajm është një surprizë shumë e mirë.

Nga ana e saj këngëtarja nuk ka pasur asnjë reagim ndaj komenteve të këtij lloji, as duke i përgënjeshtruar, e as duke i konfirmuar ato.
Të jetë me të vërtetë shtatzënë? Apo është vetëm një strategji për të qenë në qendër të vëmendjes?
Këtë do ta mësojmë shumë shpejt.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: