Një gjykatë në Los Angeles vendosi që kënga e Katy Perry ‘Dark Horse’ e 2014 është kopjuar nga ‘Joyful Noise’, një këngë e reperit Marcus ‘Flame’ Gray.


Gjatë procesit ylli i pop-it i kishte mohuar akuzat për plagjiaturë duke deklaruar që nuk e kishte dëgjuar kurrë këngën e bërë në vitin 2009.’Dark Horse’, që bën pjesë në diskun e katërt ‘Prism’ është një nga këngët e saj më të suksesshme.


Procedimi ishte ngritur nga Flame në 2014. Gjykata duhet tani të vendosë shumën që Katy Perry duhet të derdhe për Flame. Në gjykatë avokatët e yllit e kishin përshkruar ritmin e të dy këngëve shumë të ‘zakonshëm’, duke nënvizuar që për këtë arsye Flame nuk duhet të kërkonte të drejtat e tij.


Por avokatët e reperit kanë kundërsulmuar duke thënë që Katy ka ‘kopjuar një pjesë të rëndësishme’ të këngës.

Video e ‘Dark Horse’ ishte e para këngë e një muzikanteje femër që kishte arritur një miliard shikime në youtube. Kënga, e dyta më e shitura e 2014, ishte kënduar edhe nga artistja në Super Bowl e 2015.

(da.xha/BalkanWeb)