KAVAJË

Mbrëmjen e së martës është celur zyrtarisht sezoni turistik në Kavajë. Sezoni u cel në shëtitoren e bukur të Golemit pranë resorteve më të njohura në këtë bregdet, “Prestige Resort” e ‘Fafa’, në një atmosferë plot energji, aktivitete kulturore, sportive e panaire.

Në Panairin e Turizmit, morën pjesë resorte dhe hotele të zonës, të cilat promovuan produktet dhe shërbimet që ofrojnë. Ndër to edhe ‘Prestige Resort’ prezantoi gatimet dhe pijet e freskëta të përgatitura me shumë dashuri.

Teksa ftoi pushuesit vendas dhe të huaj te vizitojne bregdetin e Golemit kryebashkiaku i Kavajes Isa Sakja falenderoi biznesmenet qe zgjodhen te investojne në këtë zonë, pasi sic u shpreh ata janë promotorët kryesore të turizmit.

Pjesemarresit ne ceremonine e celjes se sezonit festuan nen tingujt e muzikes se lehte dhe asaj popullore. Ne skene performuan kengetaret Eranda Libohova, Tiri Gjoci dhe Grupi Karakteristik i Burrave të Kavajës.

Ky sezon i  ri turistik fillon me pritshmëri të larta për numrin e turistëve që do vizitojnë bregdetin tonë, të cilët e shohin Shqipërinë si një ofertë turistike shumë interesante. Viti i kaluar dëshmoi se kushtet, mundësitë dhe standardet e turizmit shqiptar janë të njëjta me ato në rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb