KAVAJE

Për herë të parë Kavaja u kthye në kryeqendrën e folkorit burimor mbarëkombëtar shqiptar. Për dy netë me radhë në këtë qytet u organizua Festivali Folklorik Kombëtar i Shoqatave Kulturore-Artistike me pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha trevat shqiptare.

Nën tingujt e muzikës, këngëve dhe valleve folklorike, mbi 10 Shoqata Kulturore-Artistike treguan në këtë festival vlerat e tyre dhe zonave nga vinin duke tërhequr edhe vëmendjen e publikut.

Për Kryebashkiakun Isa Sakja, ky festival do të promovojë edhe më shumë kulturën dhe traditën vendase, ndërsa premtoi se kjo traditë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Jemi sot në hapjen e këtij festivali të mrekullueshëm dhe besoj në nisjen e një tradite. Besoj që kjo do të jetë një traditë e përvitshme që do ta perfeksionojmë nga viti në vit duke marrë përmasat që i takojnë folklorit Kavajas dhe gjithë Shqipërisë”. Mbi 10 grupe folklorike nën tingujt e muzikës dhe këngës treguan në këtë festival vlerat e kulturore – artistike  të zonave nga vinin”, tha Sakja.

Ky Festival, u shoqërua me një panair të kulinarisë vendase. Nën titullin “Prodhuar në Kavajë me zemër” prodhuesit vendorë ekspozuan prodhimet e tyre. Për ta kjo është një mundësi e mirë promovimi ndërsa kërkojnë më shumë vëmëndje. Aktivitetet kulturore u mbyllën me një ekpozitë me punime nga piktorja kavajase Stela Tahiraj- Bazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb