KAVAJË

Ish-kryeministri i Sali Berisha shprehet se qyteti i Kavajës është vënë në shtetrrethim nga Policia e Shtetit dhe RENEA.

Berisha me një shënim në “Facebook” thotë se kryengritësit e qytetit të Kavajës janë çuar në këmbë. KZAZ-ja e Kavajës për më shumë se katër orë është blinduar nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjatë ditë së sotme ka patur një seri tensionesh në disa qytetet të vendit, ku mbështetësit dhe simpatizantët e opozitës janë përplasur fizikisht me efektivët, ndërsa nuk kanë munguar as arretimet.

“Kavaja ne shtetrrethim! Kryengritesit e saj ne kembe!Edvin largo urgjent narkobanditet nga Kavaja. Rama ik! Fitore! sb”-shkruan Berisha.

Në  Shkodër, Klos dhe Burrel mbështetësit e opozitës kanë hyrë me forcë në ambientet ku ndodheshin materialet zgjedhore dhe më pas i kanë nxjerrë jashtë duke i djegur si shenjë revolte, pasi kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr pas dekretit të Presidentit, Ilir Meta, i cili është shprehur se nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Kjo thirrje e Kreut të Shtetit të paktën deri tani duket se është “shpërfilluar” nga ana e  maxhorancës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb