DURRES

Prokuroria e Durrësit thellon hetimet lidhur me rastin e 14-vjecares në Kavajë, e cila u abuzua seksualisht nga shokët e shkollës. Krahas hetimit për të dyshuarit, organi i akuzës ka shtrirë hetimet edhe mbi stafin pedagogjik të shkollës ‘Rilindja’ që frekuentonte vajza si dhe drejtorinë Arsimore në Kavajë. Kjo për faktin se institucioni arsimor, u informua për skandalin dhe për pesë ditë me radhë heshti duke mos denoncuar krimin në polici.

“Hetimet ndaj shkollës janë duke u kryer me përparësi”, tha një burim i prokurorisë për ‘BalkanWeb’ e ‘New24. Për skandalin e abuzimit të të miturës, janë në pranga 7 persona, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Në vendimin e gjykatës së Durrësit thuhej se pasi u informua për ngjarjen, mësuesja e thirri nxënësen e mitur, duke i kërkuar t’i fliste për marrëdhënien me një nga djemtë e klasës. Në bisedë, vajza i ka rrëfyer asaj se ishte abuzuar seksualisht nga disa prej djemve të shkollës, të cilët e kërcënonin me publikimin e pamjeve filmike, në të cilat shfaqej duke kryer marrëdhënie me të dashurin e saj.

Në këto kushte,  mësuesja thirri nënën e vajzës dhe në prani të drejtoreshës e psikologes së shkollës, i ka treguar gjithcka kishte ndodhur.  Institucioni u mjaftua me kaq. Heshti për ngjarjen, pasi nuk e denoncoi krimin tronditës në polici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb