ITALI

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Bassone të Italisë, pasi akuzohen për trafikim dhe posedim të substancave narkotike. Në pranga kenë përfunduar dy shqiptarët 22 dhe 29 vjeç me banim në Varese, por identiteti tyre nuk bëhet i ditur.

Policia ka zbuluar 150 doza kokaine të fshehura në dy kavanoza qelqi dhe të groposura në pyjet e komunës Campione d’Italia.

Zbulimi i dozave të kokainës edhe si pasojë e dyshimit të Ushtrisë që gjendej në atë zonë, e cila vazhdimisht kishte vënë re njerëz me makina që mbërrinin dhe largoheshin për pak çaste nga zona e pyllëzuar e kufirit të vendit.

Pas një operacioni të mirëorganziuar, policia ka arrestuar dy shqiptarët në zonën e pyllëzuar duke iu drejtuar vendit ku ishin groposur dozat e kokainës.

1544888245 Droga650x4541544889686
1544888245 Droga650x4541544889686

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: