Harry Kane del jashtë shërbimi për të paktën 7 javë. Dëmtimi i pësuar në sfidën kundër Man.United ka rezultuar më i rëndë se sa parashikohej. Sipas BBC, rezonanca magnetike ka treguar se sulmuesi ka pësuar një tërheqje në ligamentet e kaviljes dhe është parë duke dalë nga klinika me paterica.

50580417 292741314721210 3708655692605816832 N

Mauricio Pochettino duhet të bëjë në këtë mënyrë pa shërbimet e qendërsulmuesit në sfidën e parë në 1/8 e Champions League kundër B.Dortmund(13 shkurt) ndërsa mbetet në dyshim të madh edhe për sfidën e kthimit më 5 mars. Tottenham duhet të bëjë llogaritë pa njërin më të rëndësishëm pikërisht në këtë pikë të sezonit kur “gjelat” ishin kthyer në formë.

50310020 1190992714381697 6826013891722477568 N

Ajo që shqetëson më shumë stafin mjekësor ka të bëjë me faktin se për Kane ky është sezoni i tretë radhazi që pëson një dëmtim në kavilje. Kane ishte shndërruar në objektivin kryesore të Real Madrid por ky dëmtim e largon atë automatikisht nga merkato e dimrit. Dëmtimi i Kane ka zënë faqet e para të çdo media britanike të cilat “qajnë” dëmtimin e kapitenit.

49895826 429613944246178 4960521681660542976 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb