“Do të jetë shumë e vështirë të shohim Neymar në fushë kundër Man.United”. Tomas Tuchel, trajneri i PSG, jep lajmin e hidhur, ylli brazilian humbet një tjetër ndeshje delikate për ekipin francez. Në të njëjtën kohë, Rodrigo Lasmar, mjeku i përfaqësues braziliane pritet të zbarkojë në Paris të hënën për të parë nga pranë gjendjen e Neymar.

Në pritej të Lasmar, klubi i PSG ka bërë me dije se bëhet fjale për një dëmtim në kaviljen e këmbës së djathtë, praktikisht në të njëjtin vend kur u dëmtua një vit më parë, çka solli një kaos të madh ku prezenca e tij në Botëror u vendos ndjeshëm në pikëpyetje. Për trajnerin Tuchel, mbi të cilin qëndron si hije emri i Zhoze Mourinhios, mungesa e Neymar është një humbje e madhe, pasi e ardhmja e tij në stolin e PSG varët shumë nga ecuria e tyre në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb