Dëmtimi i Neymar në këmbën e djathtë nuk duket aq i rëndë se sa parashikohej. Testet e para mjekësorë të cilave iu nënshtrua braziliani tregojnë se vidat të cilat i janë vendosur në kavilje nuk janë goditur, por është e nevojshme që të presin edhe dhjetë ditë të tjera për të kuptuar saktë shkallën e dëmtimit.

Këmba e yllit të PSG është ende e fryrë dhe duhet fillimisht të vijë në gjendje normale për t’iu nënshtruar më pas një tjetër kontrolli. Prezenca e tij në sfidën e parë kundër Man.United në Champions League, në program për tu zhvilluar më 12 shkurt, mbetet ende në dyshim.

Mos prezenca e tij do të ishte një humbje e madhe për ekipin francez, me Neymar i cili mungon gjithnjë kur gjerat bëhen serioze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb