Gjithsej 13 persona e kanë humbur jetën të mërkurën pasi  një helikopter ushtarak i Kazakistanit u rrzënua gjatë stërvitjeve ushtarake.

“Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes u rrëzua në rajonin e Kizilorda. Ekuipazhi i helikopterit  ka humbur jetën. Urdhëroj të fillojë hetimi. Ngushëllimet e mia për familjet e atyre që kanë humbur jetët. Për ato do të sigurohet ndihmë materiale”, publikoi në Twitter presidenti kazakistanez Kasim-Zhomrat Tokaev.

Ministria e Mbrojtjes të Kazakistanitdeklaroi se helikopteri i tipit Mi-8 është rrëzuar gjatë fluturimit nga qyteti Aktau në perëndim të Kazakistanit drejtë Shimket në juglindje të vendit.

Zëdhënësi i Komisionit të Emergjencave të Kazakistanit, Nursultan Nurakhmetov deklaroi se po hetohen rrethanat e rrëzimit të helikopterit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb