KAZAKISTAN-Kazakët votojnë sot, në zgjedhjet e parakoshme presidenciale, të zhvilluara në sfodin e vështirësive të mëdha ekonomike, për të cilat drejtuesi në ikje, Noursoultan Nazarbaiev është pothuajse i sigurt se do t’i fitojë për të pestën herë.

Në orën 06:00 GMT, 41 për qind e 9,5 milionë zgjedhësve kishin votuar në 9 000 qendrat e votimit, sipas Komisionit Zgjedhor Qendror kazak.

Qendrat e votimit u hapën sot në orën 01:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 14:00 GMT.

Është shoqëruar me duartrokitje votimi nga presidenti në ikje, Nursoultan Nazarbaiev në kryeqytetin Astana, rreth orës 05:00 GMT.

“Jam i sigurt se kazakët do të zgjedhin politikën e stabilitetit, të zhvillimit (…) dhe harmonisë në vendin tonë”, deklaroi Nazarbaiev, 74 vjeç, i cili është prej 24 viteve në krye të Kazakistanit, në një fjalim për kombin të mbajtur një ditë para zgjedhjeve.

Ai u kërkoi qytetarëve të votojnë masivisht në këto zgjedhje që do të mbikëqyren nga më shumë se 1 000 vëzhgues ndërkombëtarë, për të provuar gjithahstu në mënyrë bindëse unitetin e tyre para mbarë botës.

I zgjedhur president për herë të parë në vitin 1991, ai ishte në atë kohë i vetmi kandidat, Noursoultan Nazarbaiev që prej asaj kohe është rizgjehur në vitin 1999, 2005 dhe 2011, çdo herë me rezultate spektakolare që i kalonin 80 për qind të votave.

Këto zgjedhje nuk janë njohur asnjëherë si të lira dhe të drejta nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: