Mbylli sot punimet forumi për sigurinë dhe mbrojtjen në Euroazi, që Moska dhe Pekini e shohin si një mjet për t’iu kundërvënë ndikimit të Perëndimit.

Takimi i Organizatës së Shanghait për Bashkëpunim u mbajt në Astana të Kazakistanit.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping morën pjesë të enjten në një takim të nivelit të lartë në Kazakistan të një organizate sigurie të krijuar nga Moska dhe Pekini për t’iu kundërvënë aleancave perëndimore.

Gjatë një takimi dypalësh më herët, presidenti rus tha se lidhjet mes Moskës dhe Pekinit po “përjetojnë periudhën më të mirë në historinë e tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb