Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përfshirjen e “K’cimi i Tropojës”  që përfshihet në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Rama ka ndarë me ndjekësit videon e këtij kërcimi, ndërsa shton se kjo tregon progres në rilindjen e promovimin e vlerave të trashëgimisë.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb