SHBA ka paralajmëruar qeverinë izraelite duke i dhënë asaj 30 ditë për të rritur urgjentisht aksesin e ndihmave humanitare në Gaza ose do të përballet me ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane.

Letra përbën paralajmërimin më të fortë të njohur me shkrim nga administrata Biden për aleatin e saj, që vjen pasi sulmi i Izraelit në Gazën veriore ka parë zhvendosje masive të detyruara të civilëve në jug.

Letra, dërguar dy ditë më parë – është nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin. Ai thotë se SHBA ka “shqetësim të thellë” për “përkeqësimin e situatës humanitare”. Ai shton se Izraeli muajin e kaluar mohoi ose pengoi gati 90% të lëvizjeve humanitare midis veriut dhe jugut të Gazës.

Në letrën e dërguar kërkohen “veprime urgjente dhe të qëndrueshme nga qeveria izraelite këtë muaj për të ndryshuar këtë trajektore”.

“Izraeli duhet, duke filluar tani dhe brenda 30 ditëve të veprojë në një sërë masash konkrete për të rritur furnizimet me ndihma, duke shtuar se dështimi mund të kanë implikime për politikën e SHBA”, thuhet në letër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: