Vetëm pak ditë më parë, deputeti i kuvendit Kujtim Gjuzi ngacmoi në studio ish-missin shqiptar, Silvana Bushati, duke i thënë se ka “ballkon” të rrezikshëm, referuar gjoksit.

E ftuar sot në “Ftesë në 5” në Tch, Silvana reagoi shumë qetë lidhur më ketë çështje, pasi, sipas saj, e gjitha ishte një batutë e Gjuzit.

“Unë nuk kam as ballkon të rrezikshëm, nuk e di ku e a parë ballkonin Kujtimi. Këto janë batutat e Kujtimit, se unë përpara se të isha te “Procesi Sportiv”, isha pjesë e partisë së tij. Pra këto janë batuta që i ka bërë dhe në emisione të tjera, ndaj s’ e besoj që e ka pas pikërisht për “ballkonin” tim.”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse ishte ndjerë ndopak e ofenduar, Silvana tregoi se në fakt e kishte marrë të gjithën si kompliment.

“Unë s’e mora si ngacmim, e mora si kompliment, edhe pse nuk është se kam ndonjë “ballkon” kushedi”, përfundoi ajo duke qeshur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: