TIRANE

Ramush Haradinaj i ftuar në “Kurthin e Piter Panit” rrëfeu disa prej sfidave të tij më të mëdha në jetë, që nga lufta e ashpër që përballoi Kosova për vite me radhë e deri te gjyqi famëkeq i Hagës. Por ia ka dalë gjithmonë mbanë, edhe sepse ka pasur në krah Anitën, bashkëshorten e tij të jetës dhe bashkudhëtaren më besnike – mbrojtësen dhe mbështetësen më të madhe në ditët më të këqija.

Sapo Ramush Haradinaj zyri vend në karrige, pyetja e pare që do t’ia bënte Anita nëse do ta kishte të ftuar të saj ishte : “Cilën do më shumë, Anitën apo nanën?” Natyrisht, kreu i qeverisë së Kosovës nuk u mendua dy here :

“Nanën…” – tha ai pa e zgjatur fare, por kërkoi që ta sqaronte këtë: “E di pse? E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu që po i jap më shumë dashni asaj… “ – tha i prekur Haradinaj, por i bindur se pas kësaj, edhe bashkëshortja nuk do dinte më ç’të thoshte. Meqenëse pyetjen e dërgoi vetë Anita, e mori edhe përgjigjen nga bashkëshorti i saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: