TIRANE– Komisioni Europian i është përgjigjur me një letër zyrtare, shqetësimit të deputetëve të Partisë Demokratike për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Në letër, përmes Komisionerit për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit për Ballkanin, Genoveva Ruiz Calavera, thuhet se po shqyrtohet pajtueshmëria e ligjit për Teatrin e ri, me MSA-së.
“Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të paraqesin informacion shtesë përsa i përket këtij ligji special në mënyrë që të vlerësohet pajtueshmëria e tij me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë si dhe gjithashtu me rregullat e Bashkimit Europian në fushën e ligjit për konkurrencën dhe prokurimet publike”, thuhet në letër, ndër të tjera.
LETRA E PLOTE
Bruksel, 31 korrik 2018
Komisioni Europian
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit
Departamenti i Ballkanit Perëndimor
Drejtori
Të nderuar anëtarë të Parlamentit
Ju falenderojmë për letrën dërguar Komisioneres Vestager ku ngrihet shqetësimi për ligjin nr 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” (ligji special) . Komisionerja më kërkoi t’ju përgjigjem në emër të saj.
Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të paraqesin informacion shtesë përsa i përket këtij ligji special në mënyrë që të vlerësohet pajtueshmëria e tij me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë si dhe gjithashtu me rregullat e Bashkimit Europian në fushën e ligjit për konkurencën dhe prokurimet publike. Pas dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar , Komisioni do mund të procedojë me rishikimin e nevojshëm si dhe respektivisht do të angazhohet me autoritetet shqiptare për këtë çështje.
Juaja Sinqerisht
Genoveva Ruiz Calavera
Për: z Genc Pollo, Kryetar i Komisionit të Integrimit
Znj Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Medias
Z Florion Mima, nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
Znj Jorida tabaku, nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave
Për dijeni: Znj Romana Vlahutin, kryetarja e Delegacionit të BE në Shqipëri
(BalkanWeb)