Përbërja e re e Komisionit Evropian do të përfshijë një komisioner për zgjerim, njoftoi sot presidentja e këtij organi, Ursula von der Leyen.

Kjo e fundit deklaroi në Forumin Strategjik të Bled-it se çështja e zgjerimit u rikthye në “krye të agjendës politike” në mbledhjen e fundit të komisionit. Në mbledhjen e re ky proces duhet të përshpejtohet më tej dhe të marrë “vëmendjen e plotë”.

“Prandaj, në përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila duhet të prezantohet së shpejti, do të jetë edhe një komisioner për zgjerim”, njoftoi Von der Leyen, shkruan index.hr.

Kryetari i KE-së tha se zgjerimi është një “investim” në sigurinë evropiane dhe konkurrencën ekonomike dhe bëri të ditur se gjashtë vendet kandidate së shpejti do të prezantojnë planin e tyre të reformës, i cili do të shpërblehet me investime evropiane në vlerë totale prej gjashtë miliardë eurosh.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: