TIRANË

Pas vendimit të Këshillit Europian për të shtyrë procesin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin tetor, ka reaguar menjëherë ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.


Ajo shkruan se tashmë është e qartë se nuk mund të ketë përparim drejt BE-së pa zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Sipas Jorida Tabakut, vendimi i Këshillit Europian nxori në pah propagandën e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.


Ish-deputetja ironizon edhe ministrin në detyrë Gent Cakaj, i cili sipas saj, vijon të mashtrojë shqiptarët duke u thënë se negociatata janë hapur për të tretin vit radhazi.


“Fatkeqesisht Komisioneri Hahn sapo njoftoi qe vendet anetare nuk e kane konfirmuar rekomandimin e Komisionit per hapjen e negociatave me Shqiperine! Takimi i Ministrave te Jashtem kete here as nuk doli me deklarate duke pranuar se vendimi per Shqiperine do te merret ne Tetor.

Per habine e te gjitheve miqve nderkombetare, por jo te atyre qe e dine se nga c’brum jane gatuar, qeveria perseri po gezon se u hapen negociatat. Ministri Cakaj njofton se negociatat u hapen per te tretin vit rradhazi! Ke te besojme? Ndersa qeveria vazhdon te mendoje se e gjitha kjo eshte nje enderr e keqe. E verteta eshte qe nuk ka hapje negociatash. Kete e saktesuan te gjithe vendet anetare, sic nenvizuan se pa luftuar krimin dhe korrupsionin nuk do kete as ne te ardhmen!

Nuk ka hapje negociatash pa merite! Nuk ka hapje negociatash pa zgjidhur krizen politike! Perndryshe e gjithe kjo genjeshter me veshje ministri dhe hije shteterore me kujton byrone politike pas skandalit te Cernobilit. Ato caste kur luheshin jetet e njerezve ishin ne tehun e shpates ndersa byroja ngrihej ne kembe dhe projektonte se si do te manipulonte qytetaret duke fshehur te verteten!

Pasojat e asaj qe ndodhi ne Cernobil i di gjithe bota! Nje histori te ngjashme po perserit dhe sot qeveria me integrimin. Mohimi i realitetit dhe krijimi i nje realiteti paralel eshte tipari kryesor i propagandes rilindase!
Te gjithe e kemi pare tymin e kimikateve te rilindjes! Tani propaganda nuk funksionon me!
Fasada ra!”-shkruan Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: