TIRANË – Këshilli i Europës e ka kritikuar Qeverinë shqiptare për vonesat në zbatimin e ligjit për median audio-vizuale në Shqipëri, sidomos për plotësimin e vendeve bosh në këtë institucion.

Këtë qëndrim ka mbajtur sot, i dërguari i KiE-s në Shqipëri, në një konferencë të mbajtur sot në Tiranë, në të cilën ka prezantuar lirinë e medias në bazë të Raport Progresit të vitin 2014.

Në këtë këndvështrim, ai theksoi se ka nevojë për një përiudhë më të gjatë kohe për rezultate më të rëndësishme ndaj dhe KiE është angazhuar të japë mbështetjen e vet edhe me ndihmë financiare, edhe me mbështetje strategjike nga instrumentet e paraanëtarësimit.

Në këtë raport, u shpreh ai më tej, spikat nevoja urgjente për përparësitë në fushën e medias, sidomos në forcimin e pavarësisë dhe në mbushjen e vendeve bosh të AMA-s.

Zbatimi i ligjit për median audiviziove ka qënë i ngadaltë, kryesisht për të mbushur vendet bosh në AMA ndërkohë që KE-ja i ka dhënë shumë rëndësi lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Për ne, – tha më tej përfaqësuesi europian, pavarësia e enteve rregullatore është shumë e rëndësishme. Procedura e emërimit duhet të jetë në përputhje me ligjin si dhe funksionet statuore. Kjo gjë është e rëndësishme me qëllim që shteti të bëjë si duhet dhe në kohë, kalimin në platformën dixhitare deri në qershor të 2015-ës, sipas planifikimit.

Liria e shprehjes, liria e medias, mbeten të rëndësishme në kuadër të hapjes së negociatava për pranim në BE. Botimi i këtij studimi ka ardhur në kohën e duhur përsa i përket pavarësisë. KiE ka organizuar dy raunde kontrolli. Raporti i Progresit kërkon që zbatizimi i legjislacionit të jetë i plotë dhe institucione si AMA të mund të afrojnë rolet e tyre.

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: