Pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron se KE është kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.


Përmes një postim në ‘Facebook’ Berisha pohoi se Shqipëria mori sot goditjen politike më të rëndë në historinë e saj 30-vjeçare. Po ashtu ai tha se Samiti i kryetareve të shteteve dhe qeverive të BE vendosi se nuk do të pranohet hapja e negociatave. Mes të tjerash demokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij mbylli dyert e BE për Shqipërinë.


REAGIMI I BERISHËS
Shqipëria merr goditjen politike me te rende ne historine e saj 30 vjeçare!
Samiti i kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE vendosi: Nuk pranohet hapja e negociatave!
Edvin Mafia i mbylli dyert e BE per Shqiperine!
Miq, nje vendim ogurzi u mor sot per Shqiperine ne Bruksel. Vjet u caktua si date e mundshme per hapjen e negociatave fundi i ketij viti ne rast se plotesoheshin 7 kushtet nga narkoqeveria shqiptare!
Gjate ketyre 16 muajve narkoqeveria e Edvin Mafise nuk plotesoi asnjerin nga 7 kushtet. Perkundrazi pati perkeqesime te medha qe detyruan Bundestagun te shtoje nga 7 ne 9, de fakto 10 kushtet per hapjen e negociatave me Shqiperine.
Kjo detyroi disa vende te BE te refuzojne ne menyre kategorike hapjen e negociatave me Shqiperine.
Jo vetem kaq, por Shqiperia me Edvin Mafine nuk mori asnje date tjeter sado te larget per te shqyrtuar mundesine e hapjes se tyre!
Kjo eshte dhurata e Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij per shqiptaret.
Kjo eshte de facto mbyllje e dyerve te Europes per Shqiperine dhe goditja me fatale e vendit tone ne 30 vitet e fundit! sb
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb