TIRANE

E gjendur përballë akuzave të forta nga shoqatat e mediave, mazhoranca i qendron bindjes së dy projektligjet e propozuara nga qeveria për mediat on-line, janë të nevojshme në një kohë kur lajmi i rremë është rritur ndjeshëm. Në komisionin parlamentar të Integrimit, kreu grupit parlamentar socialist ,Taulant Balla tha se në asnjë moment nuk cënohet liria e shprehjes.

“Ne të gjithë biem dakort që regjistrimi i portaleve dhe i çdo lloj forme të mediave është i domosdoshëm dhe ka të bëjë me transparencën, qoftë të pronësisë qoftë edhe të garantimitt të të drejtave dhe të punonjësve që punojnë në të gjitha këto portale. Biem të gjithë dakort që djem dhe vajza të reja punojnë pa qenë të siguruar dhe të paguar mirë. Këto janë hapa që duhen ndërmarrë nga ana jonë në funksion të formalizimit edhe të këtij sektori me rëndësi përsa i përket informimit publik. Komisoni përgjegjës që është ai i medias në Kuvendin e Shqipërisë ka bërë një punë të shkëlqyer prej muajsh për të adresuar një nga një të gjitha rekomandimet dhe në një vlerësim paraprak më shumë se 95% e këtyre rekomandimeve janë marrë në konsideratë. Edhe rekomandimet e OSBE-së që lidhen me sigurinë juridike, fushëveprimin e kopetencave të autoriteteve të mediave audiovizive, përfshirë edhe rregullimin e mediave në internet, të cilat supozpohet që mund të kenë një efekt negativ në lirinë e shprehjes. Ne presim që komisioni i mediave të mbyllë raportin përfundimtar. Me mbyllljen e këtyre raporteve ne mund të japim vlerësimet tona finale. Beteja më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare është beteja me dezinformimin. Historia në këtë vend që portale të caktuara apo media të caktuara guxojnë të përhapin panik aty ku nuk ka nevojë për panik dhe të trembin shqiptarët edhe pse jemi në një situatë post traumatike të shkaktuara nga tërmeti duhet të marë fund. Këtu nuk ka nevojë për politikë, por ka nevojë për të gjenë bashkë për një gjë që nevojë që ka vendi” ”- tha Balla.

Në emër të ekzekutivit, në mbrojtje të drafteve ligjore foli ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila u shpreh se ligji nuk cënon lirinë e shprehjes, por vendosjen e disa rregullave për dinjitetin dhe liritë e njeriut.

Në rolin e opozitarit, Ralf Gjoni, duke pranuar rregullimin e aktivitetit të mediave on-line, tha se p/ligjet synojnë censurën.

Në emër të mazhorancës, Taulant Balla siguroi se nismat nuk kanë gjetur aspak kundërshtinë e Brukselit zyrtar, i cili ka bërë apele vetëm për rregullime.

Draftet ligjore, pas diskutimeve në komisionet parlamentare, pritet të kalojnë për shqytrim e më pas votim në seancën parlamentare të 18 Dhjetorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb