TIRANË

Pas rekomandimit pa kushte për Shqipërinë  për hapjen e negociatave nga Komisioni Europian, ka reaguar edhe kryeministri i vendit,  Edi Rama.

Shefi i qeverisë thotë se hapja e dritës jeshile nga Komisioni Europian konfirmon edhe njëherë se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë.

“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces???? Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE?”, shruan shefi i qeverisë në “Twitter”.

Rama Tw
Rama Tw

Gjatë fjalës së tij në Komisionin Europian, eurokomisioneri Johanes Hahn tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur me rigorozitet kushte dhe tashmë ata duan të hapin negociatat pa kushte me familjen e madhe të BE-së.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: