Nga: ANILA JOLE

GREQI– KE propozon rivendosjen në vende të tjera të Europës të 40 000 refugjatëve që ndodhen në Greqi e Itali. Propozimi i KE parashikon rivendosjen e 16 000 azilkërkuesve nga Greqia dhe 24 000 nga Italia, në vende të tjera anëtare të BE-së gjatë një periudhe dyvjeçare.

Komisioneri për Çështjet e Emigracionit, Dimitris Avramopulos, duke prezantuar propozimin e Komisionit, theksoi se synimi është që të zbatohet në BE një “minimum solidariteti”, por paralelisht “të sigurohen kufijtë e Europës dhe të shpëtohen jetë njerëzore”.

Në bazë të propozimit të KE, rivendosja e 40 000 azilkërkuesve ka të bëjë me refugjatë që mbërritën në territorin grek dhe italian pas 15 prillit 2015, ndërsa në masën 40% ka të bëjë me shtetas të Sirisë dhe të Eritresë.

KE propozon që rivendosja e këtyre personave të bëhet në një periudhë dyvjeçare, ndërsa Italia dhe Greqia të angazhohen për përmirësimin e procedurave të shqyrtimit të kërkesave për azil.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb