BRUKSEL- Komisioni Evropian vlerëson se ekonomia shqiptare për vitin 2014 ka një rritje prej 1.8%. Sipas raportit për tremujorin e katërt të 2014 të KE për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për në BE , kjo rritje rezulton më e ulët se parashikimi i qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare në 2%.
Raporti vlerëson rikthimin e rritjes ekonomike në tremujorin e tretë me 3.3% me bazë vjetore, e udhëhequr nga tregtia e shërbimet, ndërtimi dhe më pak industria. Ndikim të ndjeshëm në përshpejtimin e rritjes vijon të ketë fuqizimi i konsumit privat I ndikuar nga treguesit e tregtisë me pakicë, thuhet në raport. Ai që shihet problematike nga ekonomistët europianë mbetet niveli i lartë në 24,9% i kredive të këqija në tremujorin e tretët të vitit.
Kjo sugjeron se procesi në vazhdim i kthimit të detyrimeve të prapambetura nuk ka pasur një ndikim të ndjeshëm dhe kërkohen më shumë përpjekje për të pastruar bilancet e bankave në një mënyrë të qëndrueshme.
Raporti vlerëson rritjen e të ardhurave buxhetore, me 12.6% me bazë vjetore për 11 mujorin, megjithëse 0.7% më pak se plani i rishikuar, por thekson se ulja e deficitit buxhetor ka ardhur më të shumti nga rënia e shpenzimeve për investime.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, përveç Serbisë e reduktuar me 2%, Shqipëria vlerësohet të ketë pasur rritjen më të ulët në vitin e kaluar. Maqedonia vlerësohet të jetë rritur me 3.9%, Mali i Zi me 2% dhe Turqia 2.8%.
Në raportin, që botohet çdo tre muaj, analizohen ekonomitë e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjë Hercegovinës, Turqisë dhe Islandës.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/01/KE-raporti.pdf” viewer=”google”]

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: