Vendet e BE-së dhe sipërmarrjet duhet të intensifikojnë përgatitjet e tyre për pasojat që do të ketë largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kryesisht në rast të një dështimi të negociatave për një marrëveshje për të organizuar këtë ndarje, të parashikuar në fund të marsit 2019, njoftoi sot Komisioni Europian.

Ekzekutivi europian publikoi një tekst, ku fton shtetet anëtare dhe aktorët privatë për të intensifikuar përgatitjet e tyre duke parashikuar të gjithë skenarët.

Ai theksoi se: “nëse marrëveshja e tërheqjes nuk ratifikohet para 30 marsit 2019, nuk do të ketë periudhë tranzicioni dhe ligjet e BE-së do të pushojë së aplikuara në Britaninë e Madhe”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb