Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera tha se vendimi i Këshillit i BE-së për vonimin e ftesës për fillim të bisedimeve është “shumë pozitiv”, për shkak që përgatitjet që KE-ja do t’i fillojë në fund të korrikut do të mundësojnë që mos të humbet shumë kohë.

Ruiz Calavera tha se në vendet si Mali i Zi dhe Serbia, më herët, punët përgatitore për fillim të bisedimeve kanë mundur të zgjasin deri në 18 muaj.

“Ne nuk i fillojmë përgatitjet tash, kështu që vendi do të përgatitet të fillojë të bisedojë dhe do të humb asnjë ditë për këtë. Për vendet e mëparshme duhej më shumë se një vit”, tha Ruiz Calavera pë AIM.

Maqedonia më 26 qershor mori dritë të gjelbër për fillim të bisedimeve në qershor të vitit të ardhshëm me kusht që të plotësojë reforma të caktuara. Vitin tjetër, vendet anëtare duhet të vërtetojnë datën për fillim të bisedimeve, ku do të mund të bëhet Konferenca ndërqeveritare, ku do të shënohet fillimi i bisedimeve.

“Këshilli do të na japë mandat për fillimin e bisedimeve, kurse ata do të fillojnë me Konferencën ndërqeveritare, ky do të jetë momenti kur bisedimet do të fillojnë, por ajo çka është më me rëndësi është të mos humbim kohë kur ta fitojmë mandatin”, tha drejtoresha për Ballkanin Perëndimor Genoveva Ruiz Calavera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb