Është shoqëruar sot nga policia Dilaver Nela, personi i cili ka qëlluar dje me vezë dhe kos eurodeputetin Fredi Beleri.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se Nela është shoqëruar dhe do të merret në pyetje nga uniformat blu. BalkanWeb sjell pamjet e momentit të ndalimit të protestuesit.

“I ka shpëtuar burgut me procedura. Duhet të ishte në burg. Harruar 200 mijë shqiptarë të larguar nga Greqia se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës? Ky ka vrarë dhe sot vjen këtu e na imponohet e na bën karshillëk me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota. Provoni ju të vidhni një votë. Sot duhet të kishim protestë”, u shpreh dje Nela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb