Keanu Reeves u pa duke ecur me paterica në xhirimet e filmit të tij të fundit. Pamjet tregojnë aktorin gjatë një pushimi në xhirimet e filmit të tij të ri “Good Fortune”.

Megjithatë, pavarësisht dëmtimit, aktori ishte veshur në mënyrë të përsosur duke zgjedhur një pallto ngjyrë bezhë, një këmishë të bardhë me një kravatë jeshile dhe pantallona blu, ndërsa çizmet e tij të famshme binin në sy.

Aziz Ansari bën debutimin e tij regjisorial në film teksa ka shkruar skenarin dhe interpreton.

Evan Safran dhe Keke Palmer janë pjesa tjetër e aktorëve që luajnë në film. Më shumë informacion rreth filmit nuk është bërë i ditur. Në fillim të kësaj jave, Palmer ndau një foto nga xhirimet me kolegët e saj.

“Po argëtohem shumë me këta djem të mrekullueshëm në xhirimet e filmit tonë Good Fortune – ne patëm një skenë në pishinë sot që u shndërrua në një festë të vërtetë. Duke punuar me Azizin, diçka ndodh gjithmonë, spontanisht ”, ka shkruar ai në postimin në Instagram. Siç raporton People, përveç filmit, Reeves po përgatit romanin e tij të parë me titull “The Book of Elsewhere” në bashkëpunim me autoren britanike China Miéville.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb