Eksperti Albert Keçi duke folur në emisionin “Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në “News 24” tha se gazi që përdoret në protesta është i rrezikshëm.

Keçi u shpreh se ky gaz është CS dhe përdoret edhe te armët e shkatërrimit në masë.

“Gazi që përdoret në protestë është gaz CS. Ky është gaz shumë i rrezikshëm. Është gaz i njëjtë që përdoret te armët e shkatërrimit në masë. Është i njëjti gaz, por se në ato raste përdoret në përqëndrim masiv. Madje, ky gaz është përdorur edhe në luftëra, edhe në Siri, por sigurisht më i përqëndruar.

Nga ky gaz, shumë persona kanë pasoja të rënda, jo vetëm të vjella, jo vetëm marrje mendsh, por pasoja në shëndet, që mund të jenë me efekte paralizuese, të përhershme. Në rast se përdoret gazi me përqëndrim të madh, mund të sjellë pasoja të pakthyeshme.

Kur ky gaz përdoret në përqëndrim të madh, mund të sjellë pasoja edhe te kalimtarët, te bizneset. Sigurisht, që ata që dalin në protestë nuk duhet të kenë frikë, por të kenë kujdes”, deklaroi eksperti Keçi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: