Avokati 61-vjeçar, politikani laburist, Keir Starmer, është shpallur kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Bëhet e ditur se Partia Laburiste ka fituar zyrtarisht zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke tejkaluar numrin e 326 vendeve nga 650 për të fituar shumicën.

Por kush është Keir Starmer, lideri laburist që do të zëvendësojë Rishi Sunak si kryeministër?

I Lindur në vitin 1962 në Londër, Starmer ishte një avokat i të drejtave të njeriut përpara se të bëhej Drejtor i Prokurorisë Publike nga viti 2008 deri në 2013.

Gjatë fushatës elektorale ai ka qenë i etur për të folur për sfondin e tij të klasës punëtore duke përmendur vazhdimisht gjatë debateve televizive se babai i tij ishte një prodhues veglash, nëna e tij një infermiere.

Në të vërtetë, lidhja e tij me politikën e krahut të majtë është e gjatë – pasi ai ndan emrin e tij me Keir Hardie, i cili themeloi Partinë Laburiste në fund të shekullit të 19, shkruan euronews.

Starmer u bë deputet në vitin 2015 për një zonë elektorale në Camden, në Londrën Veriore. Në vitin 2019 ai mori gati 65 për qind të votave, një rezultat i shëndetshëm për Laburistët.

Ai u bë lider i partisë në vitin 2020, kur Jeremy Corbyn i cili kishte pësuar humbje në zgjedhje, u largua nga partia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb