Keira Knightley është bërë sërish nënë. Eventi i bukur ka ndodhur disa ditë më parë dhe është mbajtur në fshehtësi të plotë.

Ka qenë pikërisht Daily Mail që ka zbuluar lajmin, teksa ka fotografuar artisten me bashkëshortin James Righton duke shtyrë karrocën me anëtarin më të ri të familjes, për të cilin ende nuk dihet gjinia. Dihet që për Knightley fshehtësia në këto raste nuk është një risi.

Edhe kur lindi vajza e parë Edie, në 2015, ajo nuk njoftoi zyrtarisht për lindjes, duke evituar edhe njoftimet social dhe ekskluzive në media të çfarë do lloji.

Me pak fjalë një vëmendje e pazakontë për privatësinë e saj dhe nevojën për të jetuar disa momente të jetës vetëm me njerëzit më të afërt.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb