TIRANE

Në mesnatë reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka lënë qelinë në burgun e Fushë-Krujës, pak orë pasi gjykata vendosi ta nxjerrë në liri me kusht. Ai është pritur me duartrokitje e bori makinash pasi ka lënë burgun nga miqtë dhe të afërmit, të cilëve iu ka kushtuar edhe një mesazh.

  • foto galeri
  • foto galeri

Videon e lirimin e ka postuar vetë reperi i njohur në profilin e tij në Instagram. Lirimi i tij ka gëzuar pa fund edhe bashkëshorten e tij, Keisi. Dita e lirimit të këngëtarit përkon dhe me ditëlindjen e tij. Stresi sot feston 33-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e tij, Keisi, si gjithmonë nuk ka harruar që të bëjë një dedikim të veçantë për reperin.

Në një postim të saj në “Instastory”, Keisi shprehet se ai i ka ndryshuar jetën që prej fillimit. Madje thotë se lirimi i tij ishte dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindjen e tij.

“Pasuri gëzuar ditëlindjen! Nuk prisja për ditëlindjen tënde ta merrja unë dhuratën e shtrenjtë. Zoti të ndriçoftë çdo hap që hedh në jetë dhe t’u plotësoftë çdo dëshirë. Kurrë mos u dorëzo. Ke qenë, je dhe do të jesh përjetësisht ‘my bad boy for live’ që gjithë jetën ma ke ndryshuar që me shikim të parë”- shkruan Keisi.

Reperi i njohur u arrestua në një hotel në zonën e Linzës në tetor të 2018-ës. Arrestimi erdhi pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se ishte edhe Stresi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomën e hotelit ku ndodhej Stresit iu gjet dhe sekuestruar një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb