TIRANE

Para pak ditësh e ëma e Stresit kishte ditëlindjen dhe një urim i veçantë i ka ardhur nga Kejsi. Pavarësisht se me Stresin janë në një pauzë ashtu siç ka thënë këngëtari, Kejsi nuk ka nguruar ta urojë për ditëlindje të ëmën e reperit.

Kjo duket se iu ka bërë përshtypje edhe fansave të cilët e kanë pyetur se përse e ka uruar të ëmën e Stresit dhe nëse ka ende shpresë për t’u rikthyer me reperin.”Ça lidhje ka, unë atë e dua, kishte ditëlindjen e urova. Ne nuk kemi hasmëri”, i thotë Kejsi ndjekësit që i bën një pyetje të tillë, duke shmangur në këtë mënyrë pyetjen se a do të kthehej sërish me reperin.

Stresi dhe Kejsi nuk janë më bashkë, tashmë prej disa muajsh, megjithatë Kejsi ruan ende një marrëdhënie shumë të mirë me të ëmën e këngëtarit. Vetë reperi u shpreh se ai dhe Kejsi nuk janë ndarë, por janë në një pause dhe që gjithçka mund të ndodhë në një të ardhme.

Screenshot 1
Screenshot 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb