Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj e ftuar në emisionin “A show” në “News 24” nga gazetari Adi Krasta u shpreh se nuk ndërtohet duke shkatërruar, duke pasur parasysh punën e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Nuk ndërtohet duke shkatërruar. Kjo qeveri dhe Veliaj e kanë në filozofinë e vet shkatërrimin. Shkatërrojnë për të ndërtuar. Nuk mund të sillet zhvillimi kështu”, tha Mehmetaj.

Kejdi Mehmetaj theksoi se kjo qeveri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk kanë ndjeshmëri ndaj qytetarëve, pasi po i përzënë sot nga shtëpitë dhe po i lënë në qiell të hapur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb