Nga Zonja Katerina
Përbërësit

200 gr kos, 50 gr gjalpë, 3 lgj vaj ulliri, 2-3 vezë, 150 gr djathë të bardhë, 1-2 kunguj të njomë, 1 presh, pjesa e bardhë, 1 filxhan miell gruri, 1 filxhan miell misri, 1 lk pluhur pjekës, 1 lk kripë, 1lk sodë, Dhjozëm.

Përgatitja

Përziejmë vezët me kosin, gjalpin, kungullin, preshin, djathin dhe dy llojet e miellit. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe i vendosim në një tavë të lyer me vaj dhe e vendosim të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: