Nga: ZONJA KATERINA

2 filxhanë (çaji) miell, 1 filxhan arra, 2 lgj gjalpë, ½ filxhan vaj, 1 filxhan ujë, 1 filxhan sheqer, 3-4 kokrra mollë
1 bustinë vanilje, 1 bustinë pluhur pjekës, 1 lk sodë, 2-3 lgj konjak, Kanellë, karafil, Cipa e 1 portokalli dhe 1 limoni, 350 gr pana, ëmbëlsire, 150 gr çokollatë

Lyejmë formën e kekut me gjalpë mirë dhe më pas vendosim mollët e prera në feta dhe ½ e sasisë së sheqerit. Në një enë hedhim të gjithë përbërësit (përveç panës dhe çokollatës) dhe i përziejmë mirë. Masën e përgatitur e shtojmë mbi mollët dhe e vendosim kekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta. Pasi keku të jetë pjekur e kthejmë në një pjatancë dhe e lemë të ftohet. Këtë kek mund ta servirim dhe kështu siç e kemi duke e pudrosur me pak sheqer pluhur ose dhe mund ta servirim si një tortë duke rrahur pana ëmbëlsire në marengë dhe duke bërë një shtresë me pana dhe një shtresë me çokollatë të shkrirë.

(er.cu/vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb