Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 ½ filxhan miell, 50 gr arrë kokosi, 200 gr gjalpë bimor, 200 gr sheqer, 3-4 kokrra vezë, 2 lk pluhur pjekës, Cipa e 2 limonëve
4 lgj manaferra ose boronica

Përgatitja

Përziejmë miellin me arrën e kokosit dhe me pluhurin pjekës.

Rrahim gjalpin me sheqerin. Sapo të shkrijë sheqeri shtojmë vezët një e nga një duke vazhduar trazimin. Shtojmë më pas cipën e limonit si dhe miellin e trazuar me arrën e kokosit. E trazojmë mirë brumin e kekut duke shtuar në fund gjysmën e sasisë së manaferrave.

Lyejmë nje tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe vendosim brumin e kekut duke e niveluar mirë. E vendosim kekun të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 175-180 gradë Celsius për 40-45 minuta. Pasi keku të jetë pjekur e lemë pak të ftohet dhe e servirim duke e spërkatur me arrë kokosi dhe manaferra.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb