Nga Zonja Katerina
Përbërësit

200 gr miell, 60 gr arra / bajame, 50 gr çokollatë, 2 lç pluhur pjekës, 125 gr gjalpë, 150 gr sheqer, 3 kokrra vezë, 150 ml pana / qumësht
2-3 lgj lëng sherbeti, 6 dardha, 3 filxhanë ujë, 1 filxhan sheqer, 1 bustinë vanilje, Lëkurë limoni.


Përgatitja

Fillimisht vendosim dardhat të ziejnë me 3 filxhanë ujë, 1 filxhan sheqer, pak vanilje dhe lëkurë limoni për aromatizim. I lemë dardhat të ziejnë për 20 minuta dhe më pas i lemë të ftohen.


Rrahim vezët së bashku me gjalpin dhe sheqerin. Sapo vezët të fillojnë të zbardhen dhe sheqeri të shkrijë shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. E trazojmë mirë brumin e kekut dhe në fund shtojmë çokollatën dhe arrat ose bajamet e thërrmuara.


E vendosim brumin e kekut në një tavë të lyer me pak gjalpë. Vendosim më pas në brumë dardhat dhe e vendosim kekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 175-180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

Pasi keku të jetë ftohur e servirim me sherbetin e mbetur ose me një kupë akullore.

(Vila24/BalkanWeb)

Etiketa: