Nga: ZONJA KATERINA

300 gr miell, 400 gr karrota, 50 gr goji berry, 150 gr arra, 200 gr sheqer kaf, 4 kokrra vezë, ½ filxhan vaj, 1 lç kanellë, 1 lç pluhur pjekës, ½ lç sodë buke

Rrahim vezët me sheqerin, më pas shtojmë vajin. Grijmë karrotat në rende dhe i shtojmë tek tasi me vezë dhe sheqer. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kanellën.

Shtojmë tek mielli dhe arrat të thërrmuara jo shumë dhe më pas e shtojmë miellin gradualisht tek vezët e rrahura me sheqerin. E trazojmë mirë brumin e kekut dhe në fund shtojmë manat goxhi (goji berry). Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e pudrosim me miell dhe hedhim brumin e kekut duke e niveluar mirë. E vendosim kekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb