Nga Zonja Katerina
Përbërësit
2 filxhanë miell misri, 500 gr miell që fryhet vetë, 2 filxhanë sheqer, 1 filxhan vaj, 2.5 filXhanë lëng portokalli me gaz
1 bustinë pluhur pjekës
Përgatitja
Përziejmë sheqerin me vajin, shtojmë lëngun e portokallit dhe më pas shtojmë miellin e misrit të trazuar me pluhurin pjekës dhe me miellin e zakonshëm. E përziejmë mirë brumin e kekut dhe e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë dhe spërkatur me miell.
E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të nxehtë të piqet në temperaturën 170 gradë Celsius për 40-45 minuta.